Hapësire reklamuese

Rajoni

Shantazhonin vajza dhe gra përmes videove intime, arrestohet administratori i grupit “AlbKings” në Telegram

Shkruar nga Newsbomb
Shantazhonin vajza dhe gra përmes videove intime, arrestohet administratori
Grupi Albkings në Telegram

Një person që dyshohet si administrator i grupit “Albkings” në Telegram është vënë në pranga nga policia me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në këtë grup shpërndaheshin fotografi dhe video intime të grave e vajzave duke rënë pre e shantazheve.

Prej disa javësh “Albgkings” është arritur të mbyllet, teksa numëronte mbi 100 mijë ndjekës, përgjithësisht të gjinisë mashkullore.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhej:

 “Është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’, derisa në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese