Hapësire reklamuese

Rajoni

Sfidë në TikTok, nxënëses i bie të fikët në klasë, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Sfidë në TikTok, nxënëses i bie të fikët në
Foto ilustruese

Aplikacioni i TikTok-ut çdo herë e më shumë po bëhet problematik për përdoruesit e kësaj platforme. Një 14-vjeçare në Selanik është dërguar në spital pas një “sfide” online që ka bërë me shokët e klasës, i ka rënë të fikët.

Sipas babait të nxënëses për Protothema.gr, vajza me të gjithë shokët e klasës kishin marr pjesë në një sfidë ku duhet të mbanin frymën për një kohë të gjatë dhe si pasojë e kësaj i ka rënë të fikët dhe është dërguar menjëherë në spital.

Sipas tij në këtë shkollë të mesme nuk ka pasur një incident të ngjashëm, ndërsa pak orë më vonë drejtoria e shkollës u ka dërguar një email prindërve.

 “Po luanin një ‘lojë’ që panë në TikTok, vajzës i ra të fikët dhe shkoi në spital me ambulancë. Shpresoj që t’i ndërgjegjësojnë fëmijët dhe të bëhen seriozë sepse këto gjëra janë të rrezikshme. Situata ka dalë jashtë kontrollit, bëjnë atë që shohin në rrjetet sociale”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese