Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sfida e “Supermen” në Tik Tok, 11 fëmijë përfundojnë në spital në Shkup

Shkruar nga Newsbomb
Sfida e “Supermen” në Tik Tok, 11 fëmijë
Foto ilustruese

Sfidat e Tik Tok çdo ditë e më shumë po rrezikojnë jetën e të miturve dhe adoleshentëve. 11 fëmijë kanë përfunduar në spital në Maqedoninë e Veriut për shkak të një sfide të re të quajtur “Superman”.

Në Zelenikovë të Shkupit, afër shkollës fillore, një baba ka raportuar në polici se djali i tij ka pësuar lëndim të rëndë nga kjo sfidë.

“Alsat” raporton se në 4 ditë 11 fëmijë kanë pësuar lëndime për shkak të kësaj sfide. Sfida ka të bëjë që dy persona mbajnë duart, ndërsa një i tretë hidhet si një Supermen. Po gjatë hedhës personat që supozohen ta mbajnë mund të shkëputen duart dhe personi që hidhet përfundon në tokë, duke marrë lëndime.

Mjekët thonë se sfida të tilla janë shumë të rrezikshme. Lëndimet mund të kenë pasoja shumë më të rënda për shëndetin e fëmijëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese