Hapësire reklamuese

Rajoni

Sërish kokainë në portin e Pireut, ja dyshimet e autoriteteve greke

Shkruar nga Newsbomb

Sërish kokainë në portin e Pireut, ja dyshimet e autoriteteve

Një kontenier i ri me mbi 150 kilogramë kokainë është gjetur sot nga oficerët e Narkotikëve në doganën e Pireut.

Sakaq, prej mëngjesit të së enjtes po zhvillohet një operacion, ku autoritetet po hetojnë origjinën e ngarkesës së paligjshme. Sipas informacioneve nga mediat greke, mënyra e vendosjes së drogës brenda kontejnerit ka shumë ngjashmëri me 210 kilogramët kokainë që u kapën dhe u arrestuan katër persona.

Megjithatë, paketat me mallrat ilegale nuk kanë të njëjtën logo spartane si ato të vërejtura nga ngarkesa e parë. Zyrtarët e rendit po përpiqen të përcaktojnë nëse dy kontejnerët kanë lidhje me njëra-tjetrën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese