Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Serbia po u mohon të drejtat dhe i diskriminon, shqiptarët e Preshevës dalin në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Serbia po u mohon të drejtat dhe i diskriminon, shqiptarët e
Pamje nga protesta e shqiptarëve të Preshevës

Shqiptarët e Preshevës kanë dalë sot në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre në luftën kundër diskriminimit dhe ndasive nga shteti serb.

Protesta e paralajmëruar disa ditë më parë me moton "Për identitet dhe dinjitet", ka bërë bashkë qindra qytetarë, të cilët kërkojnë nga Beogradi që të marrë masa për përfshirjen e minoritetit shqiptar në aktivitetet dhe vendimet e rëndësishme të vendit.

Protestues të shumtë mbushën rrugët dhe sheshin e qytetit të Bujanovcit me flamuj kuq e zi dhe amerikanë, si dhe pankarta të mëdha shkruar mbi të kërkesat kryesore të tyre, si libra shqip, stop pasivizmit selektiv, pjesëmarrje institucionale të barabartë, stop diskriminimit dhe shumë të tjera.

Sipas zyrtarëve shqiptarë në këtë vend, minoriteti shqiptar është përballur shpeshherë me padrejtësi dhe shtypje nga Beogradi, duke i diferencuar dhe mos respektuar të drejtat dhe liritë e tyre për të vepruar të lirë të pandikuar nga propaganda politike serbe.

Në një postim në rrjetet sociale, të bërë më herët, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani iu drejtua me një thirrje të gjithë pakicave shqiptare që ndodhen në Serbi që të bëhen bashkë për të luftuar për të drejtat e tyre dhe jo për të qëndruar të shtypur.

Sipas saj, shqiptarët vazhdojnë që të keqtrajtohen nga autoritetet serbe, ndërsa vetë qeveria qëndron indiferente ndaj kërkesave legjitime të dërguara shpeshherë në istitucionet përgjegjëse.

Shqiptarëve po vazhdojnë t'iu mohohen të drejtat elementare të njeriut.

Qeveria në Beograd edhe pas përpjekjeve e angazhimit institucional, kërkesat legjitime po vazhdon të mos i përfillë.

Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë. Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t'ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë.

Përmes PROTESTËS. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 11:00, në Sheshin e Bujanocit”,- shkruan kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese