
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën kaotike të krijuar në kufirin e Kroacisë me Serbinë, ky qindra qytetarë vijojnë prej orësh të jenë të bllokuar nga pala serbe.
Përmes një postimi në “ Twitter” , kryeministri Kurti shkruan se Serbia po hakmerret kundër njerëzve të Kosovës dhe se mbi 300 qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë po mbahen arbitrarisht në kufi të privuar nga ushqimi.
Kreu i qeverisë shkruan se kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se pala serbe duhet të tërhiqet menjëherë.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës, Serbia hakmerret kundër civilëve të Kosovës… Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë, përfshirë fëmijët janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkruan Kurti.