Hapësire reklamuese

Rajoni

Serbët e Kosovës “braktisin” Beogradin, kërkojnë të pajisen me dukumente nga Prishtina Zyrtare

Shkruar nga Newsbomb
Serbët e Kosovës “braktisin” Beogradin, kërkojnë
Dokumente zyrtare

Minoriteti serb që jetojnë në veri të Kosovës duket se kanë vendosur që të “braktisin” Beogradin, pasi kohët e fundit është vënë re një interesim në rritje për t’u pajisur me dokumente nga Prishtina Zyrtare që pas liberalizimit të vizave.

Sipas mediave vendase, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rreth 270 mijë qytetarë të minoritetit serb kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta dhe afro 130 mijë të tjerë me letërnjoftime.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe edhe qytetarët serbë kanë shprehur interesim të integrohen dhe të pajisjen me dokumente të Kosovës.

Drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj ka treguar se fluksi më i madh i qytetarëve me kërkesa për dokumente ka qenë në muajt janar, shkurt dhe mars, të këtij viti, që përkon edhe me liberalizimin e vizave të Kosovës.

Sipas tij, në fillim kërkesat ishin shumë të mëdha dhe bëri që të zgjatej afati për pajisjen me dokumente të qytetarëve edhe jashtë afatit ligjor. Ai thekson se rreth katër mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për letërnjoftime në komunat veriore, ndërsa mbi tre mijë janë pajisur me pasaporta.

“Edhe qytetarët serbë janë të interesuar të integrohen dhe të pajisen me dokumente të Kosovës. Sidomos pas liberalizmit të vizave, qytetarët serbë kanë aplikuar nëpër komunat veriore, mendoj diku rreth 4 mijë qytetarë janë pajisur me letërnjoftime.

Në komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Kosovës, janë të pajisur rreth 102 mijë me letërnjoftime dhe mbi 37 mijë me pasaporta”,- është shprehur drejtori Camaj.

Ndër të tjera, Camaj tregon se afro dy mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për komvertimin e patentës së shoferit, që nga vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në muajin maj. Ai tregon se nga viti 2011 deri në 2020-ën, janë konvertuar mbi 18 mijë patenta shoferi.

“Patentë shoferi, nëse mendojmë konvertimi i patentës së shoferëve që nga 10 maji kur është nxjerrë vendimi i ministrit për t’ia mundësuar qytetarëve serbë konvertimin e patentës në strukturat jolegale të Republikës së Kosovës, deri më sot kanë aplikuar rreth 1 mijë e 956 qytetarë.

Konvertimi i tyre është bërë nëpër faza, sidomos në bazë të marrëveshjeve. Diku në marrëveshjet e para që nga viti 2011 deri në 2020, janë konvertuar mbi 18 mijë patenta shoferi”,- tregon Camaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese