
Qytetarët serbë të cilët protestuan të shtunën në Beograd, ankohen për përdorimin e një arme të ndaluar zanore mbi turmat në një tubim të madh paqësor kundër korrupsionit fundjavën e kaluar, edhe pse autoritetet e mohuan me forcë atë.
Megjithatë, autoritetet serbe kanë mohur akuzat, ndërsa presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të përgjigjet ditën e martë ndaj këtyre akuzave.
Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin serb, Beograd, të shtunën, më 15 mars, për të protestuar për vdekjen e 15 personave kur u shemb çatia e një stacioni treni më 1 nëntor.
Tragjedia ka ndezur protesta të përditshme, ku shumë qytetarë denoncojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar dhe e konsiderojnë atë përgjegjëse për aksidentin.
Siç raportojnë mediat, pamjet nga demonstrata e së shtunës tregojnë njerëz që qëndrojnë gjatë një heshtjeje 15-minutëshe në nder të viktimave të stacionit të trenit, kur një tingull i papritur shkakton panik dhe rrëmujë.
Protestuesit shihen duke u larguar me shpejtësi nga rruga dhe duke vrapuar në trotuare, ndërsa në të njëjtën kohë bien mbi njëri-tjetrin.