Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sekuestrohen mbi 33 kilogramë ar, mijëra euro dhe franga zvicerane në Kosovë, arrestohen 6 persona

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohen mbi 33 kilogramë ar, mijëra euro dhe franga zvicerane
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa kontrolleve të kryera në komunën e Gjilanit janë sekuestruar mbi 33 kilogramë ar, mbi 14 mijë euro dhe mbi 9 mijë franga zvicerane.

Autoritetet kanë ushtruar kontrolle pas informacionit se disa argjendari po ushtronin tregti të paligjshme.

“Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese