Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Rajoni

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës zhvillohet sot për herë të pestë

Shkruar nga Newsbomb
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës zhvillohet sot për
Kuvendi i Kosoves

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot për të pestën herë radhazi, pas një sërë shtyrjesh dhe ngërçesh politike.

Seanca, e cila do të nisë në orën 10:00, ka kaluar përmes një procesi të ngadalshëm për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar marrëveshje politike për të arritur një konsensus me partitë e tjera parlamentare, pasi propozohet që Albulena Haxhiu të jetë kandidatja për kryetare të Kuvendit.

 Megjithatë, deri më tani, ky propozim ka hasur në kundërshtimin e partive të tjera, duke shkaktuar një bllokim në procesin e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Në seancën e 21 prillit, deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, theksoi se partia nuk e konsideronte të arsyeshëm dërgimin për herë të tretë të Albulena Haxhiut për këtë post, duke kërkuar marrëveshje të mundshme me partitë tjera për të siguruar shumicën e nevojshme parlamentare.

Kujtojmë se në seancën e 19 prillit, deputetët e rinj kanë bërë betimin, duke zhbllokuar një pjesë të procesit, ku LVV ka arritur të sigurojë vetëm 57 vota, dhe Kurtit i duhen edhe 4 vota shtesë për të kaluar emërimin e kryeparlamentarit dhe për të krijuar qeverinë e re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese