Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Seanca e OKB-së për Sebrenicën, Vuçiç: Projekt-rezoluta është e politizuar

Shkruar nga Newsbomb
Seanca e OKB-së për Sebrenicën, Vuçiç:
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç

Ditën e sotme po zhvillohet seanca për votimin ose jo të projekt-rezolutës së Sebrenicës, të propozuar më herët nga Gjermania.

Sipas kësaj Rezolute, do të vendoset që të njihet 11 korriku si Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Viktimave nga Masakra e Sebrenicës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se është kundër rezolutës pasi ajo është e politizuar skajshmërisht.

Sipas tij, vendet që e propozuan rezolutën për njohjen e gjenocidit duhet të kishin filluar me veten për të njohur gjenocidet që janë bërë nga kombet e tyre.

“Duke folur kundër Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë. Para se të fillonte sesioni, përulem para viktimave të konfliktit në Bosnje, që kanë qenë serbë dhe boshnjakë. Jam në këtë sallë për të votuar kundër rezolutës kjo rezolutë është e politizuar skajshmërisht.

Pse këta njerëz nuk filluan për gjenocidin që kanë kryer vendet e tyre, ata filluan të flisnin për holokaustin, që është njohur nga Kombet e Bashkuara. Të gjithë gjenocidet e tjera, janë njohur dhe pranuar, përfshirë gjenocidin ndaj serbëve në Luftën e Parë Botërore”, tha Vuçiç

Lideri serb, Vuçiç u shpreh se me çështjen e Rezolutës po tentohet që të hapet plagë në rajon, vetëm për interesa politike të disa palëve, teksa shton se kjo do të krijojë kaos politik. Ai i bën thirrje shteteve anëtare që të votojnë kundër Rezolutës, ndërsa evidenton se në mbledhjen e sotme, Serbia nuk po mbron vetëm veten, por botën dhe parimet.

“Vrasja e dhjetëra mijërave serbëve përshirë edhe fëmijë në luftën e dytë botërore, por dua edhe të ngre një çështje. Përse po i adaptoni këto amendamente, vetëm për të fshehur të vërtetën. Ju po hapni sërish plagët sepse dikujt i duhet politikisht. Unë shkova vetë në Srebrenicë për të vendosur lule dhe më linçuan.

Kjo është diçka që do të hapë plagë të vjetra që do të krijojë një kaos politik jo vetëm në rajon por edhe në sallë. Dua t’u jap një dhuratë, ne i përkasim një kombi krenar që ka mundur të mbrojë veten. Sot nuk po mbrojmë vetëm veten, por edhe botën dhe parimet, i bëj thirrje shteteve anëtare që të votojnë kundër kësaj rezolute”,- tha Vuçiç.

Më tej, Vuçiç vijon duke i’u drejtuar përfaqësueses së Gjermanisë në Asamble se përse Rezoluta është përgatitur në mënyrë të fshehur dhe nuk ka patur gjithpërfshirje, ndërkohë që ajo në vetvete duhej të sillte pajtim në rajon , gjë që nuk e ka bërë përfundon ai.

“Është folur për pajtimin. A sejll kjo Rezolutë pajtim, që të mos përmendet këtu. A sjell pajtim në rajon, jo aspak. I bëj pyetje përfaqësues së Gjermanisë, pse u fshehen në përgatitjen e rezolutës, pse s’pati gjithëpërfshirje ”,- ka thënë Vuçiç.

Në organizatën botërore për miratimin e projekt-rezolutës kërkohet një shumicë e thjeshtë e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, e cila zakonisht shkon në 97 vende nga gjithsej 193 vende.

Mbledhja e Asamblesë nisi ditën e sotme në orë 4 të pasdites dhe do të vazhdojë për 3 orë radhazi deri në orën 7 të mbrëmjes. Gjatë kësaj seance, Gjermania si nismëtare për njohjen e gjenocidit të Sebrenicës do të prezanojë projekt-rezolutën e saj.

Për propozimin e dokumentit nuk do të zhvillohet asnjë debat formal, por shtetet do të mund të shpjegojnë qëndrimin e tyre, dhe se nuk do të ketë listë zyrtare të folësve gjatë seancës.

Vendet e tjera githashtu, që janë shprehur në mbështjetje të saj dhe që kanë qenë pjesë e projekt- propozimit nuk do të flasin në Asamble. Në këto vende përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia si dhe disa bashkë-sponsorizues nga vendet ballkanike si Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, në një aktgjykim të vitit 2007 që pasoi padinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, vendosi përgjegjësinë e Serbisë, e cila, sipas mendimit të gjykatës, nuk parandaloi dhe dënoi krimin e gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa autorët e drejtpërdrejtë të gjenocidit, thuhej në vendim, janë ushtria dhe policia e Republikës Serbe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese