Hapësire reklamuese


Rajoni

Seanca e konstituimit në Kosovë, nis hartimi i raportit të ri për verifikimin e mandateve

Shkruar nga Newsbomb
Seanca e konstituimit në Kosovë, nis hartimi i raportit të ri
Kuvendi i Kosoves

Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar ditën e sotme seanca e tretë e konstituimit teksa është dakortësuar nga të gjithë palët që të ngrihet një komisioni i ri që do të verifikojë mandatet e deputetëve të Kosovës.

Pas verifikimit të mandatëve të deputetëve, Kuvendi do të votojë për raportin e ri, i cili duhet të hartohet për 30 minuta referuar drejtuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe më pas duhet të dërgohet në seancë për votim.

120 deputetët e pranishëm në seancën e ditës së sotme votuan për hartimin e këtij raporti të komisionit për verifikimin e mandatave nga i njëjti komision që ishte më 15 prill.

Kujtojmë së seanca e parë më 15 prill, dështoi pasi nuk u votua miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Seanca tjetër e 17 prillit përfundoi në kaos dhe braktisje të sallës. Kanë qenë fillimisht përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, të cilët vendosën që të braktisin seancën, më pas kanë qenë deputetët e zgjedhur të PDK-së dhe LVV-së ata që u larguan nga seanca.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese