
Tre lëkundje tërmeti të një pas njëshme janë regjistruar në të gdhirë të ditës së sotme në ujërat e Sanotirinit. Me magnitudë 4.1 deri në 4.4 ballë të shkallës Rihter, tërmetet shkundën ujërat e Arkesinit në orët 03:52, 05:08 dhe 05:11 (me orën lokale).
Sizmiologët frekë deri më tani ishin të përgatitur për goditjen nga një tërmet i fortë mbi 6 ballë të shkallës Rihter për shkak të energjisë së lartë të akumuluar në vend ndërsa tashmë këto shance duket se janë në rënie.
Presidenti i Shoqatës Greke të Tërmeteve dhe Reshjeve, Efthymios Lekkas deklaroi ditën e djeshme se shancet që vendi të goditet nga një tërmet me magnitutë mbi 6 ballë duket se është eleminuar pas energjia e akumuluar është në rënie.
“Besoj se është hequr skenari 6 e lart i shkallës Rihter. Sot jemi pak më optimistë se dje”, tha ai.
Santorini është braktisur masivisht që nga e hëna pasi qindra tërmete goditën ishullin brenda dy ditëve duke shkaktuar panik të madh tek vendasit dhe turistët e shumtë. Ende ishulli dhe vendet përreth goditet gjatë ditës nga dhjetëra tërmete me intesitet të ulët ndërsa paniku ende nuk është shuar tek banorët e zonës.