
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë për herë të parë dhe do të mbledhë liderë nga e gjithë Europa dhe bota.
Shteti i Kosovës do të përfaqësohet në këtë samit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kanë konfirmuar mediat kosovare.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.
Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:
– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës
– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve
BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.