Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ryshfet për të minuar proceset gjyqësore, si Sasho Mijallkovi po “ha kokat” e zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë dhe Artan Grubin

Shkruar nga Newsbomb
Ryshfet për të minuar proceset gjyqësore, si Sasho Mijallkovi po
Artan Grubi

Dy zyrtarë të Maqedonisë së Veriut janë shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit gjatë ditës së sotme.

Ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i BDI-së dhe gjyqtari në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut, Enver Bexheti, janë shpallur të padëshiruar nga SHBA.

Grubi dhe Bexheti cilësohen si të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Grubi reagoi menjëherë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se do të merret për të zbardhur plotësisht çështjen.

Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, thuhet në postimin e tij.

Mijalkovi është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së që nga viti 2022. Mijalkovi u dënua në korrik të vitit 2022 me tri vjet burg në rastin e njohur si “Perandoria”, për akuzat për bashkim kriminal, përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë, apo larje të parave, përkatësisht të mbi 8 milionë eurove, përmes kompanive “offshore” (kompani jashtë vendit). REL shkruan se veç rastit “Perandoria”, ai u dënua edhe për më shumë vepra tjera të rënda penale.

Gjykata Penale e Shkupit më 26 shkurt 2021 e dënoi me 12 vjet burgim për veprën penale “bashkim kriminal”, “përgjime të paligjshme” dhe “shkatërrim të pajisjeve për përgjim”. Ai u dënua me tri vjet burg për përvetësim të paligjshëm të parcelave në malin turistik “Vodno” në Shkup, ndërsa më 8 mars 2019 me dy vjet për keqpërdorime zgjedhore.

Por, disa vendime të shkallës së parë janë anuluar nga Gjykata e Apelit dhe janë kthyer në rigjykim, ndërsa për dy vepra tjera ai mund të lirohet nga vuajtja e dënimit për shkak të mundësisë së vjetërsimit të lëndëve.

Rasti i Sasho Mijallkovit ka bërë që gjyqësori në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi të jetë në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin vjen rreth një muaj pasi ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e listës së zezë edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, Aggeler tha se vendimi i 9 dhjetorit i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin “është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet”.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i [fusin në listën e zezë] ata të cilët përfshihen në korrupsion të madh, i cili i minon institucionet demokratike dhe prish besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin, ndërsa llogaridhënia është jetike për të përparuar”, tha Aggeler.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed