Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Rutte vlerëson procesin e zgjedhjeve në Kosovë: U zhvillua në mënyrë demokratike, mbështetje për këdo që do udhëheqë shtetin

Shkruar nga Newsbomb
Rutte vlerëson procesin e zgjedhjeve në Kosovë: U zhvillua
Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, ka folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Në një konferencë për media në kuadër të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes, ai ka theksuar se procesi në fjalë ishte demokratik.

Rutte thekson se megjithëse janë vetëm rezultatet fillestare, duket se do të ketë një qeveri të koalicionit. Ndër të tjera, kreu i NATO-s ka siguruar mbështetje bashkëpunimi për këdo që do të udhëheqë shtetin.

“Ne e përcjellim çka është duke ndodhur në Prishtinë, natyrisht është një proces demokratik, me aq sa di unë kemi rezultatet fillestare dhe jo rezultatet përfundimtare deri më sot. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të raportojë për rezultatet finale. Duke parë rezultatet fillestare duket se do të ketë një qeveri të koalicionit. Ne do të jemi të sigurt se do të bashkëpunojmë këdo që do ta udhëheqë shtetin. Dhe natyrisht u dëshirojmë partive politike kosovare në navigimin e një hapësire politike. Dhe të sigurohet formimi i qeverisë së re sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Rutte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese