Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Rusia kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, reagon Lavrov: Ishte vendim i turpshëm

Shkruar nga Newsbomb

Rusia kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE,

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov nuk është përmbajtur duke folur kundër Kosovës.

Në një interviste të dhënë për një media serbe në Bosnjë Hercegovinë ai tha se vendimi i Asamblesë së Këshillit të Evropës për pranimin e Prishtinës zyrtare ishte i turpshëm. 

Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim. Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”, tha Lavrov.

Ministri rus foli edhe për rezolutën e Srebrenicës për gjenocidin serb në Bosnjë Hercegovinë, teksa i konsideronte serbët si “kokëfortë”.

Qëllimi për të shtypur serbët ende është duke vazhduar. Dhjetë vjet më parë, ata u përpoqën të miratonin një rezolutë të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne vendosëm veton ndaj saj. Është e pamundur të shpjegohet se si drejtohen evropianët në terma praktikë kur e shtyjnë këtë ide, përveç një arsyeje: serbët janë shumë kokëfortë.

Serbët nuk i binden kërkesave për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, serbët nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ata nuk duan që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha Lavrov.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese