Hapësire reklamuese


Rajoni

Rrjedhjet e gazit në shtëpi e nxjerrin zbuluar, shqiptarit në Itali i gjenden 14 kg kokainë e fshehur në thasë

Shkruar nga Newsbomb
Rrjedhjet e gazit në shtëpi e nxjerrin zbuluar, shqiptarit në
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjet 14 kilogramë lëndë narkotike në shtëpi.

Sipas raportimeve të mediave vendase, droga u zbulua nga shërbimet e zjarrëfikëses, të cilët ndërhynë në apartament, pasi dyshohej se kishte rrjedhje gazi.

Gjatë operacionit të tyre, ato kanë evidentuar lëndën narkotike, ndërsa kanë thirrur punonjësit e policisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Droga e gjetur ishte e ndarë në kallëpe dhe e futur në 3 thasë të ndryshëm me logon e markave të njohura të veshjeve.

Autoritetet e policisë kanë sekuestruar sasinë e gjetur të lëndës narkotike, ndërsa është arrestuar edhe shqiptari, teksa po punohet për të hetuar nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese