Hapësire reklamuese

Rajoni

Rrahën brutalisht me shkop 18-vjeçarin në Kosovë, dënohen dy të miturit

Shkruar nga Newsbomb
Rrahën brutalisht me shkop 18-vjeçarin në Kosovë,
Dy autorët dhe i ndjeri Lulzim Fejzullahu

Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu, dy autorët e mitur të vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu janë dënuar përkatësisht me 9 dhe 10 vite heqje lirie. Kjo gjë ka nxitur shumë pakënqaësi nga ana e familjarëve të të ndjerit, të cilët deklaruan se do të apelojnë vendimin.

Kujtojmë se më 14 janar në rrugën Drenica në Podujevë, 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë dhe më pas u rrah në mënyrë brutale me shufër hekuri nga dy të rinj. Për pasojë, i riu mori plagë të mëdha në trup dhe nuk mundi të fitojë betejën me vdekjen. Ai ndërroi jetë në QKUK.

Për rastin Policia e Kosovës tha se viktima ishte therur me thikë dhe se të dyshuarit për ngjarjen ndodhen në paraburgim. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një makinë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit ndodhen në paraburgim”, zbulonte raporti.

 Por çfarë ndodhi në të vërtetë? 

Në dosjen e Prokurorisë bëhet me dije se mes të rinjve ka pasur një përleshje fizike, ku dy autorët e dyshuar kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Autorët e krimit të rëndë janë dy të mitur, Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç, me të cilët i ndjeri ka pasur një sherr banal për radhën në një berberhane të qytetit.

Sipas mediave kosovare, ata janë djem biznesmenësh në Podujevë. Babai i Eltion Kadriut ka një biznes makinash me qira, ndërsa babai i Artiol Abdullahut ka në pronësi një kompani “security”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese