Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Rezoluta e Sebrenicës, Vuçiç thirrje Greqisë: Abstenoni votën tuaj në Asmablenë e Përgjithshme të OKB-së

Shkruar nga Newsbomb
Rezoluta e Sebrenicës, Vuçiç thirrje Greqisë: Abstenoni
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje Greqisë që të abstenojë votën e saj për rezolutën e Sebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social, Instagram Vuçiç shprehet se beson tek miqtë e tij grekë dhe shumë të tjerë, që me votën e tyre do të tregojnë respektin ndaj popullit serb.

Lajmi u shfaq sikur ishte i sigurt që Greqia do të votonte për rezolutën, nuk e besoj këtë, besoj te miqtë tanë grekë dhe te vëllezërit tanë grekë dhe te shumë të tjerë që do të tregojnë me votën e tyre se sa shumë i respektojnë miqtë e tyre serbë dhe i ftoj që të abstenojnë, sepse e di që nuk mund të jenë kundër”,- është shprehur Vuçiç në një video të postuar në rrjetin social, Instagram.

Lideri serb, Vuçiç vazhdoi më tej duke bërë thirrje edhe ndaj “miqve” në mbarë botën, siç i quan ai, që të ngrenë zërin për të mbrojtur kombet e vogla liridashëse që nuk kanë një mbrojtje nga pas.  Ai theksoi se pala serbe ka punuar shumë dhe shumë dhe se ka shumë miq, por se shumë prej atyre miqve e kanë të vështirë dhe janë nën presion të madh.

U bëj thirrje të gjithë miqve tanë në mbarë botën që edhe një herë të ngrenë zërin për të mbrojtur kombet e vogla liridashëse që nuk kanë mbrojtje më të madhe se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së”, -tha Vuçiç.

Ndërkohë ai nuk la pa falenderuar edhe qytetarët e vendit të tij për mbështetjen e pakushtëzuar, teksa u evidenton se janë të vetëm në këtë rrugë dhe se e vetmja mundësi që u ngelet është vetëm fitorja.

Kthim nuk ka, pas nesh është vetëm Serbia, kështu që Serbia do të fitojë”,- përfundon Vuçiç.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka planifikuar që të votojë mbi rezolutën e propozuar për Srebrenicën në mbledhjen që pritet të mbahet të enjten.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, në një aktgjykim të vitit 2007 që pasoi padinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, vendosi përgjegjësinë e Serbisë, e cila, sipas mendimit të gjykatës, nuk parandaloi dhe dënoi krimin e gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa autorët e drejtpërdrejtë të gjenocidit, thuhej në vendim, janë ushtria dhe policia e Republikës Serbe.

Mundësia e miratimit të një rezolute me të cilën vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të konfirmonin se në zonën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, alarmoi një pjesë të opinionit ballkanik dhe nxiti reagimin e ashpër të zyrtarëve të Serbisë dhe Republikës Serbe.

Ajo gjithashtu hasi në kundërshtim të fortë nga Rusia, një vend me të cilin Serbia dhe Republika Serbe mbajnë lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Ekspertët e shohin përpjekjen për të debatuar dhe votuar për projektrezolutën si një lëvizje simbolike, pa asnjë pasojë negative, veçanërisht pasi ajo mbështetet në fakte të konfirmuara prej kohësh në lidhje me ngjarjet e korrikut të vitit 1995.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese