Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Rezoluta e Sebrenicës në OKB, çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e sotme

Shkruar nga Newsbomb
Rezoluta e Sebrenicës në OKB, çfarë pritet të
Foto nga masakra e Sebrenicës

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet që të mbajë ditën e sotme seancën për rezolutën e Sebrenicës, ku pritet që të votohet nga shtetet anëtare.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë ditën e sotme në orë 4 të pasdites dhe do të vazhdojë për 3 orë radhazi deri në orën 7 të mbrëmjes.

Gjatë kësaj seance, Gjermania si nismëtare për njohjen e gjenocidit të Sebrenicës do të prezanojë projekt-rezolutën e saj.

Për propozimin e dokumentit nuk do të zhvillohet asnjë debat formal, por shtetet do të mund të shpjegojnë qëndrimin e tyre, dhe se nuk do të ketë listë zyrtare të folësve gjatë seancës.

Vendet e tjera githashtu, që janë shprehur në mbështjetje të saj dhe që kanë qenë pjesë e projekt- propozimit nuk do të flasin në Asamble. Në këto vende përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia si dhe disa bashkë-sponsorizues nga vendet ballkanike si Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

Duke u nisur nga raporti i mbledhjes, mësohet se do të ketë të drejtë fjale para se vendet anëtare të votojnë rezolutën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili më herët ka shprehur kundërshtinë e tij për rezolutën, pasi sipas tij nuk është një e vërtetë.

Në Asamble do të mbajë fjalën edhe përfaqësuesi i Malit të Zi, i cili ka deklaruar se do votojë pro rezolutës, por nuk e ka bashkë-sponsorizuar atë.

Deri në përmbyllje të tekstit, projekt-rezoluta për Srebrenicën është bashkë-sponsorizuar nga 39 vende.

Në organizatën botërore për miratimin e projekt-rezolutës kërkohet një shumicë e thjeshtë e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, e cila zakonisht shkon në 97 vende nga gjithsej 193 vende.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese