Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Reagon presidenca e KiE-së: Komiteti i Ministrave po shqyrton si të procedojë me çështjen e anëtarësimit të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Reagon presidenca e KiE-së: Komiteti i Ministrave po shqyrton si të
Foto ilustruese

Kryesuesja e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Europës, Dominique Hasler ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Ministrave për të mos përfshirë anëtarësimin e Kosovës në axhendën e mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.

Kryesuesja e KiE-së, Hasler tha se Komiteti i Ministrave po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hasler, e cila është njëkohësisht edhe ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, shteti i cili ka pasur udhëheqjen e presidencës së KiE-së, tha pas mbledhjes së Komitetit i Ministrave më 17 maj se Kosova është përmendur në mbledhje nga shtetet anëtare.

Gjithashtu, ajo shton se Komiteti ka pranuar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për të pranuar Kosovën, teksa shton se është bërë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare.

Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si do të procedojë”,- tha kryesuesja e KiE-së, Hasler.

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kosova ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, ndërsa fjalën e fundit e ka Komiteti i Ministrave, pasi është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Ministrave.

Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese