Arrestimi i zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe ditën e djeshme, ka bërë që të reagojnë edhe ndërkombëtarët. Në reagimin e tyre, ato shprehen se veprimet e Serbisë janë të rrezikshme dhe zëvendësdrejtori duhet të lirohet menjëherë, teksa shtojnë se kjo është një metodë e saj për të frikësuar qytetarët në territorin e Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, tha se veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nëpër pikat kufitare ishin të parashikueshme dhe i konsideroi ato po aq sa fëmijërore edhe të rrezikshme.
Ai u ndal edhe në rastin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, Reuten tha se është e njohur metoda e Serbisë për eskalim dhe frikësim të serbëve të Kosovës.
“Provokime të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendësshefi i Policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu frikësimin e qytetarëve serbo-kosovarë – dhe duhet ta ndalojmë atë”, shkoi eurodeputeti holandez, Thjis Reuten.
Predictable, childish and dangerous provocations by Serbian authorities.
— Thijs Reuten ???????????? (@thijsreuten) April 18, 2024
Deputy head of Kosovo police Jankovic still being detained. He must be released immediately. We know this pattern of escalation and also of intimidation of Serbian-Kosovo citizens and we must stop it. https://t.co/jWOE5nfyAP
Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe drejtori i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus, i cili shprehet se veprimet e Serbisë për të rritur tensionet janë kërcënime të hapura, ndërsa shton se ato po bëhen me qëllimin që të shtyjnë votimin për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës, në takimin e Komitetit të Ministrave në muajin maj.
Knaus paralajmëron se nëse shtyhet votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, atëherë kjo do të rrezikojë destabilitetin e Ballkanit Perëndimor, pasi na pret një verë e dhunshme shprehet ai.
“Po. Dhunë për kërcënim. Dhe: Ky përshkallëzim ka një qëllim të vetëm: Të nxitë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që të shtyjë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Duke e bërë këtë, ajo largon vëmendjen nga mesazhi i fortë që vjen nga 3/4 e anëtarëve të APKE: se Kosova tani është gati t’i bashkohet Këshillit të Europës. A do të funksionojë përshkallëzimi? A do të shtyhet votimi? Nëse funksionon, rrezikon të jetë një verë shumë e dhunshme në vitin 2024 në Ballkan”,- tha drejtori i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus.
Yes. Violence for intimidation.
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) April 18, 2024
And: This escalation has one single goal: To get ???????????????????????? to push to postpone vote on Kosovo joining the Council of Europe.
To do that, it diverts attention from the strong message coming from 3/4 of PACE members: that Kosovo is now ready to join… https://t.co/MwpOo29qsM
Serbia ka zhvilluar një ofensivë hakmarrje ndaj Kosovës pas marrjes së votës “pro” nga Asambleja Kombëtare e Këshillit të Europës për të qenë anëtare në KiE. Ditën e djeshme, autoritetet serbe kanë blokuar të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinje për qytetarët kosovarë. Ndërkohë që u mbajtën peng mbi 12 autobuza, u arrestuan edhe disa policë kosovarë, midis tyre edhe zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili në këto momente ndodhet në paraburgim në Serbi.