Hapësire reklamuese

Rajoni

Raporti i Freedom House për Kosovën: Vend me demokraci të brishtë, dialogu me Serbinë dhe Veriu pengesat kryesore

Shkruar nga Newsbomb

Raporti i Freedom House për Kosovën: Vend me demokraci të

Organizata joqeveritare Freedom House ka publikuar një raport mbi Kosovën, për vitin 2023, e cila e konsideron Kosovën si një vend me demokraci të brishtë. Bazuar në publikimet e raportit, Kosova shtë një vend në tranzicion ose bën pjesë në regjimet hibride, pasi vlerësohet me 3,29 pikë në vlerësimin për Demokraci, teksa theksojnë se ka patur progres të dukshëm në rrugën drejt demokracisë, por që ndikohet fuqishëm nga faktorë të jashtëm.

Sipas sqarimit të Freedom House, në këtë kategori hyjnë demokracitë elektorale që plotësojnë vetëm standardet minimale për zgjedhjen e liderëve dhe kanë institucione demokratike të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Gjithashtu Freedom House sqaron se në këto vende, potenciali për demokraci të qëndrueshme dhe liberale është i paqartë.

“Vendet që marrin një notë demokracie prej 3.01–4.00 janë zakonisht demokraci elektorale që plotësojnë vetëm standardet minimale për përzgjedhjen e liderëve kombëtarë. Institucionet demokratike janë të brishta dhe ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Potenciali për demokraci të qëndrueshme dhe liberale është i paqartë”, thuhet në sqarimin e Freedom House.

Raporti i Freedom House për Kosovën: Vend me demokraci të

Raporti shpjegon se me ardhjen e qeverisë Kurti në pushtet, organet kanë pasur një zhvillim të dukshëm në kahun demokratik, ndërsa theksojnë se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë ka ndikuar në demokratizmin e plotë të vendit.

“Qeveria që mori detyrën në Kosovë në vitin 2021 është përpjekur ta largojë vendin nga trashëgimia e konfliktit parlamentar dhe patronalizmit, duke promovuar një agjendë reformash të bazuar në sundimin e ligjit. Kryeministri Albin Kurti ka nisur një proces të ri vetingu për gjyqtarët, jo ndryshe nga ato në Ukrainë dhe Moldavi. Por refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës mbetet një pengesë e madhe për demokratizimin”,- thuhet në publikimin e raportit.

Freedom House ndalet gjithashtu edhe tek nënshkrimi i marrëveshjeve midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe tensionet në rritje midis dy vendeve., ndërsa përfshin edhe reagimet e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë Kurti për veprime të nxituara në lidhje me komunitetin serb në Kosovë.

“Pavarësisht marrëveshjeve të arritura midis dy qeverive në fillim të vitit 2023, viti solli paqëndrueshmëri dhe një përshkallëzim të dhunës të nxitur pjesërisht nga lidhjet informale të Beogradit me grupet e krimit të organizuar. Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës reaguan ashpër ndaj qasjes së ashpër të Kurtit ndaj negociatave me Beogradin dhe mungesës së konsultimit të tij me komunitetin serb të Kosovës, duke komplikuar përpjekjet e qeverisë për t'u çliruar nga kjo sfidë e gjatë”,- thotë raporti i Freedom House.

Për Freedom House, Kosova si një vend hibrid në demokraci, është ndikuar nga konflikti i vazhdueshëm dhe kërcënimet e sigurisë, të cilat e kanë vështirësuar punën e udhëheqësve për të gjetur rrugën drejt demokracisë, ndërsa shtojnë se në anaën tjetër, ato kontribuojnë në qartësimin e kësaj rruge.

“Konflikti i vazhdueshëm dhe kërcënimet e sigurisë e bëjnë të vështirë për udhëheqësit të gjejnë rrugën më të mirë drejt një demokracie të fuqishme dhe përfaqësuese. Megjithatë, në disa raste kërcënimet qartësojnë gjithashtu rreziqet e demokratizimit dhe ndihmojnë për t'i dhënë fund modeleve të dëmshme të korrupsionit ose ndarjes politike”, shkruan raporti i Freedom.

Raporti sugjeron që ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur konflkiktet territoriale, pasi janë pengesa kryesore për konsolidimin e demokracisë, ndërsa thekson se për këto vende është shumë e rëndësishme që të bëhet anëtarësimi në BE ose NATO, për të shmangur kështu ndikimin e jashtëm të shteteve autoritare që tentojnë të minojnë demokracinë e këtyre vendeve.

“Për këtë grup vendesh, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë gjithçka që mundet për të zgjidhur konfliktet territoriale dhe pengesa të tjera të tilla për konsolidimin demokratik. Përpjekjet për t'i izoluar këto shtete nga ndërhyrja autoritare, veçanërisht në format e saj më të fshehta, janë shumë të nevojshme. Anëtarësimi eventual në BE dhe NATO është kritik”,- përfundon raporti.

Gjetjet e raportit të Freedom House për Kosovën për vitin 2023:

Qeveria që mori detyrën në Kosovë në vitin 2021 është përpjekur ta largojë vendin nga trashëgimia e konfliktit parlamentar dhe patronalizmit, duke promovuar një agjendë reformash të bazuar në sundimin e ligjit. Kryeministri Albin Kurti ka nisur një proces të ri vetingu për gjyqtarët, jo ndryshe nga ato në Ukrainë dhe Moldavi. Por refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës mbetet një pengesë e madhe për demokratizimin. Pavarësisht marrëveshjeve të arritura midis dy qeverive në fillim të vitit 2023, viti solli paqëndrueshmëri dhe një përshkallëzim të dhunës të nxitur pjesërisht nga lidhjet informale të Beogradit me grupet e krimit të organizuar. Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës reaguan ashpër ndaj qasjes së ashpër të Kurtit ndaj negociatave me Beogradin dhe mungesës së konsultimit të tij me komunitetin serb të Kosovës, duke komplikuar përpjekjet e qeverisë për t'u çliruar nga kjo sfidë e gjatë.

Hibridet demokratizuese mund të mbeten "të mbërthyer" në hibriditet për shkak të trashëgimive institucionale jodemokratike si dhe faktorëve të jashtëm. Konflikti i vazhdueshëm dhe kërcënimet e sigurisë e bëjnë të vështirë për udhëheqësit të gjejnë rrugën më të mirë drejt një demokracie të fuqishme dhe përfaqësuese. Megjithatë, në disa raste kërcënimet qartësojnë gjithashtu rreziqet e demokratizimit dhe ndihmojnë për t'i dhënë fund modeleve të dëmshme të korrupsionit ose ndarjes politike.

Për këtë grup vendesh, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë gjithçka që mundet për të zgjidhur konfliktet territoriale dhe pengesa të tjera të tilla për konsolidimin demokratik. Përpjekjet për t'i izoluar këto shtete nga ndërhyrja autoritare, veçanërisht në format e saj më të fshehta, janë shumë të nevojshme. Anëtarësimi eventual në BE dhe NATO është kritik. Në të njëjtën kohë, mbështetja e mbikëqyrësve vendorë të demokracisë në këto mjedise është veçanërisht e rëndësishme, pasi edhe reformistët më qëllimmirë në qeveri do të kenë nevojë për mbikëqyrje të rregullt për të ndihmuar në parandalimin e gabimeve dhe prapambetjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese