Hapësire reklamuese

Rajoni

Ramush Haradinaj sulmon ashpër Kurtin: Është rekrutuar nga serbët në burg

Shkruar nga Newsbomb
Ramush Haradinaj sulmon ashpër Kurtin: Është rekrutuar nga
FotoArkive: Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia, gjatë kohës që ka qenë i burgosur në territorin e tyre.

 “Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rekrutuar”, tha ai.

Në një intervistë për Klan Kosova, Haradinaj deklaroi se Kurti zbaton agjendën ruse, që bie ndesh me interesat e Kosovës.

“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese