Hapësire reklamuese

Rajoni

Ramush Haradinaj në SHBA, takon zyrtarë të lartë amerikanë dhe përzgjedhurin e Trump për NATO

Shkruar nga Newsbomb

Ramush Haradinaj në SHBA, takon zyrtarë të lartë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Gjatë vizitës, Haradinaj zhvilloi disa takime të rëndësishme me zyrtarë amerikanë, duke përfshirë Matthew Whitaker, i cili është zgjedhur nga Trump si ambasador i SHBA-së në NATO, si dhe me senatoren Joni Ernst dhe kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë e këtyre takimeve, duke nënvizuar se bisedimet u përqendruan tek anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe forcimi i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

"Jam thellësisht i nderuar të fillojë këtë fundjavë festive të inaugurimit te Presidentit Trump, me ftesë të miqve tanë na Iowa e në shenjë të këtij momenti historik.

Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme të takohesha me Matthew Whitaker, i përzgjedhur i Presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Guvernatoren e Iowas Kim Reynolds, Senatoren Joni Ernst dhe Kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa e ShBA.

Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit steategjik mes dy vendeve!

Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Iowas, e iniciuar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e rëndësisë jetike në realizimin e synimeve tona drejt NATO-s. Ajo që filloi si një marrëdhënie e bazuar në mësim dhe mbështetje të ndërsjellë, është shndërruar në marrëdhënie strategjike dhe një afërsi që shkon shumë përtej bashkëpunimit ushtarak. Sot, ajo përfshin lidhje më të gjera mes vendeve tona, edukimit, ekonomisë dhe kulturës, duke qëndruar si një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrijnë miqësia dhe partneriteti.
Iowa ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës, dhe mbështetja e palëkundur nga Garda Kombëtare e Iowas, së bashku me besimin dhe përkushtimin e tyre, ka ngritur bashkëpunimin tonë në lartësi të reja. Sot, jo vetëm që qëndrojmë krah për krah në paqe, por gjithashtu shërbejmë së bashku në misione për siguri dhe paqe, duke treguar forcën e vërtetë të këtij partneriteti.

Ndërsa festojmë këtë fundjavë, duke shënuar inaugurimin e Presidentit Trump, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për popullin e Iowas", shkruan Ramush Haradinaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese