Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Rama takohet me Osmanin në Uashington: Po punojmë që Kosova të bëhet së shpejti anëtare e NATO

Shkruar nga Newsbomb
Rama takohet me Osmanin në Uashington: Po punojmë që Kosova
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Presidentja Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ku ka ndarë një foto nga tryeza e takimit me kryeministrin, Edi Rama.

Në postimin e shpërndarë, Osmani shkruan se po punojnë për të koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që Kosova t’i bashkohet sa më parë Shqipërisë dhe shteteve të tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”,- shkruan Presidentja Vjosa Osmani në rrjetin social, Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese