Hapësire reklamuese

Rajoni

Ra nga lartësia në kantierin e ndërtimit, humb jetën 30 vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Ra nga lartësia në kantierin e ndërtimit, humb jetën 30
Kantier ndërtimi në Itali

Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi San Severino, Itali.

Mediat italiane raportojnë se 30 vjeçari ishte futur në ndërtesën pak minuta më parë, ndërsa ajo ishte në proces rinovimi.

Pasi është ngjitur në katet e mësipërme, ai ka rrëshkitur aksidentalisht dhe ka rënë në një lartësi prej 10 metrash. Shqiptari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, por ai nuk ka mundur që t’ju mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese