Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Taravari: Shqiptarët do të udhëheqin 6 ministri si dhe kryesinë e Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Taravari: Shqiptarët do
Foto ilustruese

Arben Taravari nga koalicioni "VLEN" në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se në këto zgjedhje shqiptarët kanë arritur që të sigurojnë goxha vende në Kuvend si dhe në ministri.

Sipas mediave kosovare, Arben Taravari është shprehur se shqiptarët do të udhëheqin në gjashtë ministri si dhe kryesinë e Kuvendit.

Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”,- tha Taravari.

Gjithashtu, Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”,- u shpreh ai.

Sipas Taravarit, partnerët e koalicionit kanë gjetur dakordësi që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese