
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka takuar për herë të parë në Hagë mbesën e tij të parë.
Lajmin e ka bërë me dije vajza e Krasniqit, Gresë Krasniqi, e cila ka publikuar një foto të mbesës, e cila ka të veshur një bluzë me foton e gjyshit teksa në të shkruhet: “Liria ka emër, Jakup Krasniqi”.
Ajo shkruan se ka qenë një takim shumë emocionues, ku nuk kanë munguar të qeshurat, por edhe lotët nga malli, pasi Japuk Krasniqi prej një kohe të gjatë ndodhet pas hekurave.
“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që ish-krerët e UÇk-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në Hagë për dyshohen për krime lufte.