Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Qëlloi me thikë shqiptarin 6 herë në qafë e fytyrë, policia italiane vë në pranga 32-veçarin maroken

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi me thikë shqiptarin 6 herë në qafë e
Policia italiane ne zonen ku ndodhi ngjarja

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë një shtetas shqiptar. Sipas mediave vendase mësohet se shtetasi maroken, është arrestuar nga policia e Parmës këtë të mërkurë.

Prej 18 tetorit ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste një shqiptar në ambientet e një lokali në Reggio Emilia, në ambientet e një lokali.

Arrestimi i 32-vjeçarit ka ardhur 1 muaj e gjysmë pas ngjarjes. Ai u bllokua nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia e më pas u dërgua në burg në “Via Burla”.

Sipas hetuesve, marokeni pas një sherri për arsye banale që ka ndodhur në lokal, ka goditur 6 herë me thikë në fytyrë, qafë dhe fyt shqiptarin.

Fatmirësisht, pavarësisht plagëve të marra shqiptari arriti të shpëtonte. Aso kohe ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë të cilët bënë të mundur dërgimin me urgjencë në spital të së riut shqiptar.

Pas kësaj ngjarje lokali ku dhe ndodhi ngjarja u mbyll për shtatë ditë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese