Hapësire reklamuese

Rajoni

Qëllohet me armë zjarri 35 vjeçari shqiptar në Itali, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Qëllohet me armë zjarri 35 vjeçari shqiptar në Itali,
Foto ilustruese

Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave vendase, 35 vjeçarit i është bërë atentat në zonën e Cascina të Italisë.

Autori dyshohet se ka qëlluar të paktën 3 herë në drejtim të të riut shqiptar me armë, ndërsa është larguar më pas me vrap nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e kësaj, 35 vjeçari ka marrë plagë në trup, teksa është ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari nuk rezulton me precedentë penalë, por dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh midis palëve.

Gjithashtu, policia po punon për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese