Hapësire reklamuese

Rajoni

PZAP refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulim dhe rinumërim të votave me postë

Shkruar nga Newsbomb

PZAP refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulim dhe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e LVV-së lidhur me anulimin e votave me postë.

PZAZ njoftoi të mërkurën se i ka hedhur poshtë si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

PZAP konstatoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe për këtë arsye ka refuzuar ankesën.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar të hënën një ankesë në Kolegjin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku kërkon anulimin e votave postare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përsëritjen e votimit me postë dhe heqjen nga lista e kandidatëve të LDK-së, të cilët sipas tyre kanë marrë në mënyrë disproporcionale më shumë vota me postë sesa me votim në Kosovë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese