Hapësire reklamuese

Rajoni

Publikoi numrat e vajzave në Telegram, gjykata dërgon në paraburgim anëtarin e grupit "Albkings"

Shkruar nga Newsbomb
Publikoi numrat e vajzave në Telegram, gjykata dërgon në
Grupi i "Albkings" ne Telegram

Një i riu nga Kosova, anëtar i grupit "Albkings" në rrjetin Telegram ku shpërndahen foto, video dhe numra të vajzave, do të qëndrojë një muaj në paraburgim. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.

I pandehuri me iniciale V.A do të qëndrojë një muaj në paraburgim pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit.

Nga data 6 maj 2024 dhe në vazhdimësi ai ka ngacmuar qëllimisht duke u shkaktuar shqetësim emocional të dëmtuarave A.Th-M dhe A.A, duke shpërndarë numrat e telefonave të tyre në grupin e quajtur “Albkings” në aplikacionin Telegram.

Anëtarët e këtij grupi më pas kishin filluar t`i kontaktonin vajzat përmes telefonave të tyre si dhe aplikacioneve të ndryshme në internet, duke kërkuar takime dhe favore.

Ekzistojnë dyshime të bazuara se i riu me iniciale V.A në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe ndaj personave tjerë, duke shpërndarë të dhëna e numra telefoni në këtë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese për vajza dhe gra, duke etiketuar dhe fyer me terma nënçmuese.

Më 18 prill, njëri nga administruesit e “AlbKings”, Edin Nevzati, shtetas nga Shqipëria, u arrestua nga policia dhe ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën një muaj paraburgim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese