
Në protestën e organizuar këtë të shtunë në Beograd, ish-ministri i Brendshëm serb, Bozho Preleviç ka deklaruar se rreth 500.000 qytetarë morën pjesë, duke e konsideruar tubimin si një ngjarje historike.
Ai e krahasoi këtë protestë me ngjarjen e 5 tetorit, kur u zhvillua një tjetër demonstratë masive, duke theksuar se numri i pjesëmarrësve në këtë tubim ka qenë më i madh.
Qindra mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin Sllavija, në qendër të Beogradit, për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkuar përgjegjësi politike dhe penale lidhur me tragjedinë që ndodhi në Novi Sad. Në nëntorin e kaluar, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Stacionin Hekurudhor të qytetit, ku shembja e një strehe mori jetën e 15 personave.
Tubimi i sotëm konsiderohet më i madhi në Serbi gjatë 25 viteve të fundit, duke pasqyruar mjaft tensione dhe pakënaqësi të qytetarëve ndaj qeverisë aktuale.