Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Propozimi i kandidaturës së Fredi Belerit për eurodeputet përçan partinë e Mitsotakis

Shkruar nga Newsbomb

Propozimi i kandidaturës së Fredi Belerit për eurodeputet

Kandidatura e Fredi Belerit për eurodeputet e propozuar nga Demokracia e Re, partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka nxitur kundërshtime të anëtarëve të kësaj partie.  

Sipas ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, vendosja e Fredi Belerit në kandiadaturën për eurodeputet do ta kthejë këtë çështje europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Të njëjtin qëndrim me ministrin mban edhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeminstrit grek, Aleksandra Papadhopoulou, e cila shprehet se kandidatura e Belerit do ta kthente problematikën në një konflikt midis 2 fqinjëve ballkanikë.

Kujtojmë që më herët, ministri Gerapetritis ka deklaruar se rasti i Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vjet burg për blerje votash, duhet të shihet si një shqetësim evropian dhe jo një çështje dypalëshe, ndërsa shton se një vend aspirues i BE-së duhet të mbështetet në parimet e shtetit ligjor dhe të respektojë të drejtat politike të qytetarëve.

“Kjo nuk është një çështje dypalëshe. Nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian mbështet parimet e shtetit ligjor dhe respekton të drejtat politike të qytetarëve të tij, nuk është dypalëshe. Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”,- është shprehur gjatë muajit mars, ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

Ndërkohë që Fredi Beleri e ka pritur lajmin për hedhjen e kandidadaturës për eurodeputet, teksa ka falenderuar kreun e qeverisë greke, Mitsotakis.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese