
Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan.
Sipas asaj që ka publikuar prokuroria, mësohet se në këtë tragjedi të madhe humbën jetën edhe gjashtë persona të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç.
Mosha e viktimave:
•16 vjeç – tre viktima
•17 vjeç – tre viktima
•18 vjeç – katër viktima
•19 vjeç – një viktimë
•20 vjeç – dy viktima
•21 vjeç – gjashtë viktima
•23 vjeç – dy viktima
•24 vjeç – shtatë viktima
•25 vjeç – tre viktima
•26 vjeç – shtatë viktima
•27 vjeç – dy viktima
•29 vjeç – një viktimë
•30 vjeç – tre viktima
•31 vjeç – dy viktima
•32 vjeç – një viktimë
•33 vjeç – një viktimë
•36 vjeç – katër viktima
•38 vjeç – dy viktima
•43 vjeç – një viktimë
•44 vjeç – dy viktima
•47 vjeç – një viktimë
•48 vjeç – një viktimë
Kujtojmë se ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit 59 viktimat e tragjedisë së Koçanit. Tragjedia në një diskotekë në Koçan ndodhi mëngjesin e 16 marsit, ku një zjarr i tmerrshëm i mori jetën 61 personave dhe mbi 150 të tjerë u lënduan. Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet gjyqësore kanë caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër për 16 persona.