
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, ka dhënë sot deklaratën preliminare të misionit rreth zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.
Në një konferencë për mediat, Loiseau ka thënë se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe i rregullt. Ajo ka theksuar se kosovarët treguan se janë të përkushtuar ndaj demokracisë, teksa përgëzoi votuesit që morën pjesë në këto zgjedhje historike.
Më tej, Loiseau ka falenderuar Zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen dhe delegacionin e BE-së për bashkëpunimin e suksesshëm.
“Të dielën qytetarët e Kosovës dolën në vendvotime për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dua të përgëzoj votuesit që morën pjesë në këto zgjedhje historike të parat pas një mandati të plotë parlamentar, poashtu edhe ligjet e para nën Ligjin e ri për Zgjedhjet, që përfshin shumë prej rekomandimeve të mëhershme të BE-së. Në përgjithësi dita e procesit zgjedhor ka qenë e qetë, votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira, duke iu falënderuar dedikimit të stafit të qendrave të votimit, këto janë sinjale se qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar ndaj demokracisë. Dua të falënderoj Zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e tyre, dhe delegacionin e BE-së, për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pas”, ka thënë Loiseau.