Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Probleme në procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Kosovë, KQZ: Çështje teknike

Shkruar nga Newsbomb
Probleme në procesin e numërimit të votave për
Kuti votimi

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në Kosovë ka hasur probleme. Ky numërim ishte planifikuar të niste sot në orën 16:00, por nuk ndodhi.

Mësohet se aktualisht, numërimi vijon vetëm në 4 komuna të Kosovës, në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Ndërkohë, në 34 komunat e tjera numërimi është ndërprerë dhe pritet të nisë nesër. 

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani u shpreh se vonesat për fillimin e numërimit të votave në QKN kanë ndodhur për çështje teknike.

“Procesi i numërimit të votave për kandidatët duhej të kishte filluar dje, të hënën në orën 08:00 të mëngjesit në 38 Qendrat Komunale të Numërimit. Megjithatë, për shkak të atyre që KQZ-ja i konsideron “probleme teknike dhe administrative”, ky proces ende nuk ka nisur deri në këtë moment. Vetëm sot, KQZ ka njoftuar se procesi do të fillojë në orën 16:00, por vetëm në katër komuna. Ky veprim është një improvizim që krijon përshtypjen se situata është nën kontroll, kur në fakt realiteti është ndryshe”, thuhet në njoftim.

Mësohet se janë mbi 118 mijë vota të qytetarve të kryeqytetit që do të numërohën sa i përket votave të deputetëve, ndërsa renditja e partive nuk ka ndryshuar edhe me numërimin e 99.17% të votave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese