Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Probleme me energjinë elektrike, Kurti thirrje qytetarëve: Kurseni sa më shumë gjatë kësaj ore

Shkruar nga Newsbomb
Probleme me energjinë elektrike, Kurti thirrje qytetarëve: Kurseni sa
Albin Kurti

Dihet tashmë që Kosova po përballet me probleme të furrnizimit me energji elektrike në disa rajone të Kosovës. Dhe pikërisht me këtë problematikë, e ka nisur mbledhjen e Qeverisë kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka thënë se shqetësimet për gjendjen janë përcjellë tek operatorët KOSTT dhe KEDS dhe është kërkuar përkushtim në terren për të sanuar prishjet dhe që të ketë komunikim sa më të qartë dhe të shpesht me qytetarët.

Madje ai u ka bër thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos nga ora 18.00 deri në mesnatë.

“Këto shqetësime i kemi përcjellë tek operatorët e rrjetit, KOSTT Dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime. Përkushtim në terren për prishjet, komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët dhe finalizim me urgjencë  të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt që do të zgjidh problemin për këtë qytet dhe do të zgjidh problemin edhe për vende të tjera.

Qytetarët i lusim të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike sidomos nga ora 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe të vendit tonë”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese