Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Priti 26 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-malazez, arrestohet 33 vjeçari nga Mali i Zi

Shkruar nga Newsbomb

Priti 26 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-malazez, arrestohet 33

Një 33 vjeçar nga Mali i Zi është arrestuar nga policia kufitare pasi dyshohet se priti 26 kg marijuanë në kufirin shqiptaro- malazez.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona të panjohur, të ngarkuar me thasë në shpinë kanë lëvizur nga Republika e Shqipërisë në drejtim të qytetit Kuçka Korita në Mal të ZI. Në këtë vend, sasia e dërgesës me lëndë narkotike i është dorëzuar shtetasit të arrestuar, i identifikuar si Nikola Ljucović.

Mbi Ljucović rëndon akuza e veprës penale prodhim, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të tjerë personave të përfshirë në këtë ngjarje.

 “Zyrtarët e Sektorit të Policisë Kufitare, duke ndërmarrë masa dhe veprime të planifikuara operativo-taktike, kanë pikasur dy persona të panjohur, të cilët duke lëvizur nga drejtimi i Republikës së Shqipërisë, mbanin në shpinë thasë, të cilët pasi kanë hyrë në territorin e Malit të Zi në qytetit Kuçka Korita, i kanë dorëzuar N.Lj (33) Në konsultim me Prokurorinë në Podgoricë, është kontrolluar shtëpia e përdorur nga N.Lj, gjatë së cilës janë gjetur dy thasë me drogë të dyshuar narkotike, me gjithsej pesha rreth 26 kilogramë”, thuhet në njoftimin e policisë kufitare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese