Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Pretendime për manipulime, Lëvizja Vetëvendosje kërkon rivotimin me postë

Shkruar nga Newsbomb
Pretendime për manipulime, Lëvizja Vetëvendosje kërkon
Votimet në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka paraqitur disa ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në fund të afatit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak ditësh.

LVV-ja ka pretenduar për manipulime, prandaj ka kërkuar fillimisht anulimin e rreth 19 mijë votave, rivotim me postë dhe largimin e kandidatëve të cilët nuk kanë marrë më shumë vota me postë të largohen nga lista dhe të mos zëvendësohen.

“Ne kemi kërkuar nga PZAP-ja që fillimisht të anulohen 18.933 vota të LDK-së të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Nën dy, kemi kërkuar rivotim me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët të cilët kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha Blerim Sallahu për media pas dorëzimit të ankesave.

KQZ më 15 mars shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. LVV-ja ka marrë 42.30% të votave, e dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese