Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidentja Osmani takohet me Blinken: Aleanca me SHBA-në është gurthemel për stabilitetin

Shkruar nga Newsbomb
Presidentja Osmani takohet me Blinken: Aleanca me SHBA-në është
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme në Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Presidentja Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook. teksa shkruan se aleanca me SHBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Ëashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”,- shkruan Presidentja, Vjosa Osmani në rrjetin social, Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Washington D.C., me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese