Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me homologun e tij Vuçiç në Beograd

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti kinez Xi Jinping takohet me homologun e tij Vuçiç
Takim i Presidentit kinez Xi Jinping me zyrtarët e qeverisë serbe

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Beograd, ku po zhvillon një takim ditën e sotme me homologun e tij Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave serbe, dy liderët kanë nisur bisedimet në Pallatin Kombëtar në kryeqytetin e Serbisë, ku pritet që të flitet mbi zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

Presidenti Vuçiç iu drejtua presidentit kinez para fillimit të takimit, se ndihej shumë i lumtur dhe i privilegjuar që ta presë atë në Beograd, teksa e falenderoi edhe për ndihmën që Kina ka ofruar ndaj shtetit serb në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu Vuçiç tha se marrëveshja e tregtisë së lirë ka hapur gjerësisht derën për të kryer investime në fusha të ndryshme, për investitorët kinezë, ndërsa evidentoi se Serbia ka në plan që të blejë edhe nëntë trena kinezë.

Lumturia ime personale nuk ka fund, ne kemi marrëdhënie të mira në të gjitha fushat. Kur na pyesin ndonjë gjë për Kinën, përgjigjet tona janë shumë të thjeshta, në përputhje me parimet e politikës kineze dhe të drejtës ndërkombëtare. Faleminderit që keni respektuar integritetin tonë territorial, që na keni ndihmuar në arenën ndërkombëtare për shumë çështje, por edhe që me urdhrin dhe mbështetjen tuaj që nga viti 2016, keni kontribuar ndjeshëm në përparimin ekonomik të Serbisë si vend dhe popull.

Tre kompani kineze janë eksportuesit më të mëdhenj nga Serbia, Zelezara, miniera e bakrit Zi Jin, miniera e arit Zi Jin. Do të kisha shumë për të thënë. Marrëveshja e tregtisë së lirë ka hapur derën gjerësisht, ne duam të shohim më shumë kompani kineze, turistë kinezë. Ne po blejmë nëntë trena kinezë për Expo. Po përgatitesha President, mund të flisja me orë të tëra për bashkëpunimin tonë",- tha Vuçiç, duke i uruar mirëseardhjen edhe një herë Xi-t.

Xi tha sot në një fjalim në Pallatin e Serbisë se është i nderuar dhe i impresionuar nga pritja madhështore në Beograd, mikpritja dhe miqësia e popullit serb, të cilat konfirmojnë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të lartë dhe se kjo tregon për një miqësi mes dy popujve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në vendin tuaj të bukur dhe miqësor. Ju më përshëndetët në aeroport, aty ishin edhe presidenti Vuçiç dhe liderë të tjerë politikë dhe tani u nderova me një ceremoni kaq madhështore, i impresionuar dhe thellësisht i prekur”,- tha lideri kinez Xi Jinping.

Ai tha se në këtë mënyrë janë dëshmitarë të faktit se populli serb e konsideron popullin kinez si çelik dhe miqtë e tij më të mirë.

"Kjo është vërtet një miqësi e ndërsjellë dhe e sinqertë dhe ka një ndjenjë të fortë miqësie midis dy vendeve dhe unë e mirëpres atë", tha Xi.

Kujtojmë se lideri kinez Xi Jinping po zhvillon një tur në Evropë. Ai e nisi me një vizitë dy-ditore në Francë, ku takoi presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në këtë takim, u diskutua mbi përmirësimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Evropës, si një mundësi që i shërben të ardhmes së vendeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese