
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në Presidencë pasditen e kësaj të mërkure presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ndërsa pas takimit Osmani dhe Costa do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Ndërkohë, në orën 18:40, Costa do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në ambientet e Zyrës së Kryeministrit.
Vizita e shefit të KiE-së vjen në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Ditën e nesërme, më 15 maj, ai do të shkojë në Shkup, ndërsa ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë.
Shefi europian do të mbërrijë pasditen e 15 majit, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Ndërsa të premten, më 16 maj, do të jetë bashkëorganizator i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.