Posta e Kosovës ka hapur një pikë postare në Mitrovicë të Veriut gjatë ditës së sotme.
Ajo është çelur në sheshin “Car Llazar”, por ndërkohë ajo ka hasur në kundërshtimin serb.
Disa organizata të shoqërisë civile të përfaqësimit serb kanë dalë në protestë për të kundërshtuar hapjen e kësaj pike, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurtin për përjashtim të minoritetet nga të drejtat themelore të tyre.
Të pranishëm në këtë vend janë edhe forca të shumta policore dhe ushtarake, pasi i druhen një eskalimi të situatës.
Kujtojmë se disa javë më parë, policia e Kosovës ndërmori aksion në veri duke mbyllur pikat financiare të Postës serbe, me arsyetimin se ato vepronin ilegalisht në vend dhe kryenin veprime financiare në kundërshtim me rregullat dhe predispozitat ligjore të Kosovës.