Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia në ndjekje të shqiptarit dhe grekut në Selanik, 33-vjeçari hedh armën nga dritarja

Shkruar nga Newsbomb
Policia në ndjekje të shqiptarit dhe grekut në Selanik,
Foto ilustruese

Një shqiptar dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë në Selanik pasi akuzohen për armëmbajtje pale.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 37-vjeçar grek dhe një shqiptar 33-vjeçar. Ata ndodheshin në një mjet, në momentin që policia u ka bërë shenjë që të ndalonin për kontroll policor, jo vetëm që nuk janë ndalur, por kanë tentuar të shpëtojnë duke bërë manovra të rrezikshme.

Menjëherë policia ka nisur ndjekjen e tyre dhe gjatë ndjekjes personat që po tentonin të arratiseshin kanë hedhur nga xhami i makinës armë.

Vetëm pas disa minutash policia greke ka vënë në pranga grekun që drejtonte mjetin dhe shqiptarin që dyshohet se hodhi armën dhe po ashtu ishte ilegalisht në vendin fqinj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese