Pak ditë më parë policia greke ka shkatëruar një grup kriminal që akuzohen si vrasës me pagesë dhe trafikantë.
Policia greke pa publikuar sot 8 fotot e anëtarëve të këtij grupi kriminal që akuzohen për disa vrasje, por edhe për ngjarje të tjera kriminale.
Konkretisht të arrestuarit akuzohen për vrasjen e Yiannis Skaftouros në prill 2022, ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023, tentativën për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegien e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegien e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit u shkatërruan.
Ajo që bie në sy është se mes të arrestuarve ndodhet dhe shqiptari Xhonatan Pajo 26 vjeç, i cili është pjesë e këtij grupi kriminal që akuzohen për disa vrasje dhe vepra të rënda penale.
Xhonatan Pajo