Tre shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kanabis sativa.
Policia e Kosovës ka zbuluar emrat dhe origjinën e shtetasve shqiptarë si dhe kërkon ndihmën e qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria për gjetjen dhe arrestimin sa më parë.
Bëhet fjalë për Engjellush Ibrahimi nga fshati Pojan, Erin Etemaj nga Shushnica dhe Eldi Nykaj nga Ballshi. Nuk dihet nëse këta shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin apo janë raste të ndara.
PËRSONAT NË KËRKIM
Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim personat e dyshuar:
•Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.