Hapësire reklamuese


Rajoni

Policët grekë i kërkojnë të ndalojë, shqiptari hedh në tokë çantën me granata dhe tenton të largohet me vrap

Shkruar nga Newsbomb
Policët grekë i kërkojnë të ndalojë, shqiptari
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Greqi/ © Newsbomb.gr

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia greke mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi mbante me vete një çantë me granata dhe municion luftarak. Atij i është kërkuar rastësisht të ndalojë për kontroll, por shqiptari ka bërë veprime të çuditshme, duke zgjuar dyshime te policët.

Siç raportojnë mediat greke, gjithçka ka ndodhur kur efektivët e policisë kanë parë burrin duke ecur në rrugën “Athanasiou Bosda” në Menidi, e kanë konsideruar të dyshimtë dhe kanë dashur ta kontrollojnë.

Menjëherë, shqiptari ka nisur të vrapojë duke hedhur njëkohësisht në tokë një çantë e cila, siç u konstatua më pas, përmbante dy granata, katër detonatorë, si dhe 50 plumba pistolete.

Oficerët e policisë së grupit DIAS i janë vënë pas dhe nuk e kanë lejuar të shkojë larg. Vetëm pak metra nga vendi ku ai u konstatua fillimisht, shqiptari është ndaluar dhe arrestuar. Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese